Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me sulmet e mundshme kibernetike drejtuar përdoruesve të aparateve celularë Apple.
Në njoftimin e fundit autoritetet bëjnë me dije se autorët që dërgojnë këto mesazhe përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.
Policia thekson se asnjë person nuk duhet të klikojë në linqet që i dërgohen dhe të mos plotësojë asnjë formular me të dhëna pa u siguruar për faqen ku ndodhet.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernetike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se:
Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.
Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona., është faqja zyrtare e institucionit