25 Prilli do të jetë fundi politik i kryeministrit Edi Rama.
Me këtë mesazh e nis ditën e sotme kryetari i PD-së dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se pas 8 vitesh qeverisje, Rama nuk mund të zgjidhë më asgjë.
Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë“, shkruan Basha.
Ora news