Mbrëmjen e së hënës në Paris, Lionel Messi iu gëzua fitores numër shtatë të “Topit të Artë”, duke vendosur një rekord që vështirë se mund të thyhet në vazhdim.
Një moment kaq historik sigurisht meritonte edhe të festohej, teksa argjentinasi kishte organizuar një festë private me familjen dhe shoqërinë e tij të re te PSG-ja.
Të pranishëm në këtë festë të Messi ishin Ander Herrera, Sergio Rico, Paredes, Marquinhos dhe emra të tjerë nga ekipi francez. Ndërkohë që sipas mediave sportive, i vetmi lojtar i PSG-së që nuk u ftua prej Messit ishte Mauro Icardi, i cili ka qenë kryefjalë e mediave rozë pas historisë së tij të tradhtisë bashkëshortore.
Në fakt, ishte menduar që kjo festë të qëndronte larg zhurmës së mediave, megjithatë kanë qenë gratë e të sipërmendurve ato të cilat nuk i kanë rezistuar dëshirës për të postuar foto dhe video në rrjetet sociale e për ta bërë tashmë këtë festë të 34-vjeçarit virale në botën e internetit.