Kryqi I kuq ftesë nxënësve ti bashkohen
Në një nga gjimnazet më të njohura të Elbasanit u zhvillua një aktivitet i cili kishte si qëllim bashkëpunimin e lëndës mësimore të shërbimit komunitar në bashkpunim me kryqin e kuq dega elbasan.
Kryqi I kuq dega Elbasan ka zhvilluar sot një aktivitet në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” me qëllim përfshirjen e të rinjëve në shërbime komunitare. Vullnetarët e kryqit të kuq i treguan nxënësve disa nga mësimet se si të ofrojnë ndihmën e parë në rast nevoje.
Ky leksion kishte si qëllim teknikat e ndihmës së parë si dhe të nxisë humanizmin tek të rinjtë dhe nxënësit e shkollave. Në këtë aktivitet ishte pjesëmarrës edhe Artur Katuçi sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
Kryqi I kuq ftoi të rinjt ti bashkohen vullnetarizimit