Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit në A2 CNN, për tre ditët në vijim në vendin tonë.
Porja tha se deri pas mesnatës së sotme pritet të ketë reshje shiu në disa zona të Shqipërisë, të cilat sipas saj, do të zbuten ditën e nesërme.
Ajo tha gjithashtu se të premten do të ketë një tjetër rikthim të reshjeve të shiut, por edhe të dëborës, kryesisht në zonat veriore e verilindore të vendit, që sipas saj, do të shoqërohet edhe me ulje temperaturash.
“Situatë problematike sot në mbrëmje, deri pak pas mesnatës. Nesër kemi përmirësim të kushteve të motit. Era do të dobësohet dhe nesër ne presim erë me shpëjtësi jo më shumë se 40 kilometër në orë.
Konkretisht për pjesën e parë të ditës së nesërme, do të ketë reshje, kryesisht në zonat veriore dhe ato verilindore. Nesër në mesditë nis kthjellimi i kushteve të motit. Termometri do shënojë një rënie me të paktën 3 gradë. Rënia më e madhe do të jetë në zonat veriore e verilindore.
E premtja risjell edhe njëherë një system të fuqishëm reshjesh të mëdha të shiut, por edhe të dëborës. Ndërsa e shtuna pritet të sjellë një tjetër përmirësim të kushteve të motit, pasi pas mesditës, pritet të ndalen reshjet e shiut”, tha Porja. (A2