Në Egjipt, një video virale e një mësueseje të kërcimit belly-dancing ka ndezur një debat mbi të drejtat e grave dhe vlerave konservative të vendit. Aya Yousef u pushua nga puna dhe u divorcua nga burri i saj, pasi u filmua nga një koleg në një event social në një varkë pa lejen e saj. Filmimet tregojnë atë duke lëvizur në muzikë sëbashku me kolegët e saj meshkuj.

Filmimet tregojnë zonjën Yousef që ka veshur një shami islamike dhe një fustan me mëngë të gjata gjatë udhëtimit në lumë. Video që u përhap masivisht në rrjetet sociale u kritikua nga konservatorët egjiptian. Kritikët e saj thanë se ajo ishte sjellë në mënyrë të turpshme raporton “BBC”.

Ajo u pushua nga shkolla, ku kishte punuar prej disa vitesh si mësuese e gjuhës arabe. Zonja Yousef tha se nuk do të kërcejë më dhe që kishe menduar të vetëvritej. Mbrojtësit e të drejtave të grave në Egjipt thanë se mësuesja nuk bëri asnjë gjë të keqe dhe që ishte viktimë e një gjuetie shtrigash. Drejtuesja e Qendrës Egjiptiane për të drejtat e grave i ofroi një punë në zyrën e saj dhe i kërkoi që t’i sillte kontratën e punës që të ngrinte një padi për pushimin e saj nga puna.

Vendimi i drejtueses për të ngritur padi për pushimin e mësueses nga puna mendohet se ndikojë në vendimin e autoriteteve lokale për ta emëruar zonjën Yousef përsëri mësuese në një shkollë tjetër. Ajo tha se ishte shkelur privatësia e saj dhe që do padiste personin që e filmoi. / abc