Në një dalje për mediat, presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se akuzat e Lulzim Bashës ndaj presidenti janë gënjeshtra.

Ai theksoi se Basha po përpiqet që të gënjejë duke ia hedhur fajin presidenti, duke shtuar Basha ka thënë se ai i ka dhënë mbështetjen e plotë të tij.

Meta: Për fat të keq, në funksion të halleve të tij personale që Basha ia shton vetes pa pushim dhe në keqardhje që ai përpiqet që t’i zgjidhë ata duke fajësuar presidentin, duke shtuar dozën e gënjeshtrave, jam këtu në respekt të qytetarëve dhe demokratëve që dëgjojnë gjëra të tilla për të dhënë sqarime. Presidenti ka komunikuar me qytetarët duke bërë publike dokumente transparenca.Basha në daljet e tij publike, pas shpikjes së trekëndëshit të Bermudës është shprehur se ka ofruar  gjithë mbështetjen e tij presidenti në këto vite. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Presidenti në respekt të kushtetutës kishte caktuar datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Sa më shumë afrohej kjo datë, aq më shumë përshkallëzohej situata me palëve politike. Palët politike provokonin njëra-tjetrin si burim të dhunës, ku kishte protesta, e ku u plagosën mjaft protestues.