Ilir Meta i orienton banorët si të veprojnë, duke marrë vetë një vare në dorë për të shembur një shtyllë betoni.
“Tymi, zjarri t’i dali”, shprehet Meta.
Por kërcënimet shkojnë më tutje nga Ilir Meta, që ka ashpërsuar gjuhën që prej kur është thirrur në SPAK.
Ish-Presidenti i Republikës çon thirrjet në ekstrem, deri tek përdorimi i armëve të zjarrit.
“Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj, mua këtu më keni me kallash në dorë dhe nuk me dridhet dora fare”, thotë më tej ai.
Me hetimet e SPAK për Metën e bashkëshorten Monika Kryemadhi por dhe me afrimin e zgjedhjeve parlamentare mundet që këto deklaratat të dhunshme të Presidentit të PL-së, të jenë vetëm fillimi.
Në Presidencë ai ka bërë thirrje për përdorimin e vareve dhe prerjen e duarve kush prekte votën e 2021.
/abcnews.al/