I ftuar në emisionin Log në Abc Presidenti Ilir Meta tha se dy partitë PD dhe LSI tradhetuan Shqipërinë.

Meta : Duke djegur mandatet dhe lënë fushën bosh, duke lincuar presidentin dhe duke e lënë të ekspozuar ndaj sulmeve, duke lënë njerzit të papërfaqësuar dhe pa’ fre mazhorancen PD-LSI tradhtuan jo vetëm elektoratin por Shqipërinë.
Unë nuk kam problem me asnjë vendim të gjykatës kushtetuese pasi jam Presidenti i 2 Marsit/

Gjykata Kushtetuese të bëjë çfarë të dojë. Unë kam probleme të tjera. Kam problemet e zgjedhjeve vendore sepse dy vite kaluan dhe nuk ka opozitë që të bëjë oponencën. Kam shqetësim cili do jetë qëndrimi në lidhje me marrëveshje ndërkombëtare. Jam edhe patriot. Në këtë drejtim. Unë e kam këtë patriotizmin. Këto janë shqetësimet e mia. Ju keni shqetësim se Gjykata Kushtetuese ddo heqë nga puna Ilir Metën?

Ju duhet të keni shqetësim a ka Shqipëria Gjykata Kushtetuese që merr vendime jashtë presioneve të parlamentit apo diplomatëve të ndryshëm që abuzojnë. Ju keni hall se do ngelet Ilir Meta pa punë. Nuk është ky shqetësimi im. Janë disa shqetësime të tjera që më kanë shqetësuar prej kohësh për Gjykatën Kushtetuese. Te Gjykata Kushtetuese kam thënë është vijë e kuqe sepse është sovraniteti i Republikës së Shqipërisë.

Unë kam nxjerrë popullin më 2 mars dhe ata nuk e çuan atë ligjin në parlament por y tërhoqën pasi panë popullin e Shqipërisë. Presidenti e ka bërë detyrën e vet deri më 25 prill. PD dhe LSI tradhtuan republikën dhe presidentin e Republikës sepse e lanë vetëm në mënyrë të pabesë. Kam thënë që ata do të zëvendësohen dhe jo vetëm kaq sepse edhe mua si president po më ekspozoni dhe 94 vota ata ngri kartonin për të shkarkuar presidentin”, tha Meta

Egnatia news