Presidenti Ilir Meta sonte nga Vlora e cilësoi ordiner, ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami, i cili ka kaluar me PS-së. Gjatë intervistës për “One Tv” kreu i shtetit i kërkoi opozitës që të dalë dhe të mbrojë votën e 25 prillit përballë atij që ai e cilësoi plan mafioz në Vlorë.
“Çdo votë e Partisë Socialiste ti numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike ti numërohet asaj. Opozita t’i dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.
Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner.
Ka një skenar mafioz, me tentativa te fëlliqura e te poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohe te merrem me çimka dhe çimkat e çimkave” tha Meta.