Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.
Sipas burimeve presidenti ka kerkuar informacion me shkrese percjellse per te gjithe emrat e propozuar per detyren e ministrit.
Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se, Presidenti Meta, kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve