Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca në lidhje me rekursin e bërë nga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masë së sigurisë.

Meta ndodhet prej 21 tetorit në qeli, ndërsa në vijimësi ka kërkuar nga 313 ku edhe ndodhet, lirinë. Megjithatë prokurorët pretendojnë se duhet të mbahet nën masën e sigurisë “Arrest me burg

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga vendimi i marrë sot nga Gjykata e Lartë varet edhe fati i Partisë së Lirisë, parti që ai e drejton tashmë nga qelia.