Sot do të zhvillohet seanca në Apelin e Posaçëm për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata do të shqyrtojë ankimin e kreut të Partisë së Lirisë kundër vendimit që e ka lënë në paraburgim që prej 21 tetorit 2024.

Më 26 qershor, GJKKO vendosi masën e “arrestit me  burg” ndaj tij. Gjatë seancës së fundit, nuk munguan debatet mes Metës dhe prokurorit Sotir Kllapi, përfaqësues i akuzës ku ish-presidenti hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar të pabazuara.

Gjithashtu, Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, që e la në masën e sigurisë arrest në burg si dhe prishjen e vendimit edhe në shkallët më të ulta, atë të Apelit të GJKKO dhe Shkallës së Parë. 

Kujtojmë se Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim  të pasurisë. Ish-presidenti Meta ndodhet në qeli që preh 21 tetorit të vitit 2024, ditën kur u arrestua.