Presidenti Meta u ka bërë thirrje të arrestuarve nga SPAK për aferën e inceneratorëve që të bëhen “të penduar” dhe të bashkëpunojnë, duke treguar emrat e tyre që u dhanë garanci për të shkelur ligjet.
Ai thotë se popullit shqiptar duhet t’i kthehen 400 milionë eurot e vjedhura nga afera e inceneratorëve.
“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve!
U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale”, shkruan Meta