Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Lezhë ditën e sotme si do të funksionojë ligji i “Bashkëqeverisjes”, që është kthyer në kuvend nga Presidenti Meta.

Rama theksoi nga Lezha se ligji do kalohet në Parlament ashtu sic është pa asnjë ndryshim, duke injoruar në këtë mënyrë dekretin e Presidentit ku shpjegonte arsyet përse e ka kthyer këtë ligj.

Rama po ashtu paralajmëroi nga Lezha se ky ligj jo vetëm do ndihmojë që të zgjidhet halli i qytetarëve por do të ketë dhe sanksione financiare për ata që kanë penguar zgjidhjen e hallit, duke nënkuptuar këtu zyrtarë të ndryshëm të administratës shtetërore.

“Ligji është kthyer mbrapsht për të gjitha arsyet dhe mos arsyet që tashmë të gjithë jemi mësuar me Presidentin , dhe do hyjë në kuvend ashtu sicc është, duke bërë që marrëdhënia me qytetarët të jetë që administrata do jetë e detyruar të trajtojë ccdo ankesë të qytetarëve dhe t’i japë zgjidhje. Me ligjin e ri jo vetëm sanksionohen të gjitha detyrimet e qeverisë dhe bashkive për t’iu dhënë përgjigje në kohë reale sipas afateve të përcaktuar me ligj dhe për të zgjidhur situatat kur e drejta është me qytetarët. Por ligji ka sanksione financiare për ata që janë përgjegjës për moszgjidhjen e problemit për qytetarët. Qytetarët duhet të ankohen drejtëpërdrejtë. Të mos humbasin kohë për të kërkuar miq, të njohur. Ne duam të promovojmë dhe një risi tjetër të mandatit të tretë që është kalimi i shërbimeve online”, tha Rama.

(E.H/Faxweb.al)