Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në festimet e 110-vjetorit të themelimit të Federatës “Vatra”.
Presidenti ka ndarë edhe një foto në rrjetet sociale. “I lumtur të marr pjesë sot në festimet e 110 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, shkruan Meta.
Federata Panshqiptare Vatra është një shoqatë e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA.