Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kreun e “Konfindustria” Gjergj Buxhukun në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve dhe energjisë në vendin tonë.

Në një postim Meta shprehet se mbështet kërkesën e tyre për të hetuar sa më shpejt dhe me përgjegjësi mënyrën se si funksionon tregu strategjik i karburanteve, praninë e përqëndrimeve, karteleve dhe oligopoleve, si dhe marrjen e masave ligjore përkatëse në mbrojtje të interesit publik.

Po ashtu Meta bën me dije në postimin e tij në facebook se përkrah përkrah fuqimisht kërkesën e “Konfindustria” drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për tregun strategjik të karburanteve.

Postimi i Metës:

Postimi i Metës:

Një takim i frytshëm me Administratorin e Përgjithshëm të “Konfindustria”, z.Gjergj Buxhuku për të diskutuar për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

I shpreha mbështetjen e plotë për kërkesën e “Konfindustria” drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për të hetuar sa më shpejt dhe me përgjegjësi mënyrën se si funksionon tregu strategjik i karburanteve, praninë e përqëndrimeve, karteleve dhe oligopoleve, si dhe marrjen e masave ligjore përkatëse në mbrojtje të interesit publik.

Nisur nga rëndësia e veçantë për ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, e përkrah fuqimisht kërkesën e “Konfindustria” drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për tregun strategjik të karburanteve, si dhe punën e agjensive rregullatore, efektiviteti i të cilave ka qenë tepër i ulët në mbrojtje të interesit qytetar.