Blendi Fevziu tha se gjasat janë që zgjedhjet e vitit 2025 t’i fitojë Edi Rama, pasi PS është një parti shumë e organizuar. Si[as gazetarit, opozita nuk ka asnjë person që mund të zëvendësojë kreun e PD-së Sali Berishën për të udhëhequr fushatën.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha për Ilir Metën se partia e tij ishte inekzistente për disa vite dhe tashmë e sheh të vështirë pozicionin e tij.
“Mendoj se avantazhin më të madh e ka Rama. Opozita duhet të shohë nga vetja, sesa nga adresimi te Rama. Opozita fokusohet te beteja parlamentare, por Rama ecën në disa rrafshe dhe është shumë më i acancuar.
Turi i tij në diasporë, je apo jo dakord, fakti që një zyrtar shqiptar, shkon për të takuar një komunitet shqiptarësh… Rama po mundohet të ecë me turizmin, integrimin e emigrantëve, të injektojë krenarinë për vendin te emigrantët, të organizohet në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Problemi është, opozita është në një moment që merret vetëm më betejën parlamentare.
Kush do të drejtojë fushatën e PD në këto zgjedhje? Berisha në arrest shtëpie, kush është zëri dhe figura e opozitës në rrugë? Sa takime në ditë bën Rama si kryeministër? Telefonoja një nga përgjegjësit e opozitës të enjten, për turizmin, sot që flasim më shumë se 46% e popullësisë jeton me turizmin. Pasi u mendua tha, nuk kemi asnjë ekspert. Pra nuk ke ekip të gatshëm, që të perceptohet si qeveri alternative. Nëse pyet sot kush është opozita, veç Berishës, cfarë do të thotë?
Ata janë nje dimensionalë. Në të gjithë rastet që janë fituar zgjedhjet, kanë qenë njerëz që një vit e gjysmë përpara, kanë qenë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, kanë ftuar njerëz në partitë e tyre. Berisha në 92’ bëri një tur. Nano në 97’ e ndau pushtetin me njerëz të tjerë. Në 2005 Berisha thirri edhe kundërshtarët. Rama thirri Metën në 2013, të për të qenë i garantuar. Kush do të jetë njeriu që do të drejtojë opozitën, fushatën?
Berisha duhet të kishte mbetur kryetar nderi dhe të linte një figurë për të ngritur staturën e një personi që do të shkonte në zgjedhje. Problemi nuk është të largohesh kur humb zgjedhjet, por kur e mban peng partinë. Opozita është mbrapa, kjo do të jetë fatale. Nuk dimë akoma krerët e drejtimit nëpër qarqe. Unë lëviz shumë në Shqipëri, shoh shumë mbështetës të opozitës, që janë të demoralizuar.
Ndërsa Ilir Meta, tentoi të riorganizojë partinë, por kam përshtypjen që ajo që ka ndodhur me partinë e tij, nga 2021 deri në 2024, LSI ishte inekzistente. Një parti që nuk vepron tre vjet, si ajo biçikleta që rri tre vjet… LSI ka qenë e ngritur mbi bazën e një klientelizmi politik dhe thirrje te të rinjtë. Të dyja këto ajo i braktisi. PD ka një bazë. Një gjë është reale, Shqipëria ka mbi 53% të pakënaqur me qeverinë dhe 22% mbështetje me opozitën. Opozita duhet të pyesë psë 31% nuk i afrohet opozitës”, tha Fevziu.