Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shqyrtojë me 8 shtator kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.
Ai e ankimoi të hënën e 25 gushtit në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë që e la në qeli.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.