Ish Presidenti Ilir Meta duket se do të përfundojë në dyert e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK ka në dorë dosjen e Metës, i cili është kallëzuar nga ish-deputeti Halit Valteri, prokuroria Speciale do të hetohet për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.
Ish-deputeti, ka pohuar se ka prova shtesë që ia ka sjellë një gazetar i huaj, ku përfshihen fatura dhe kontrata, që konfirmojnë lobimin nga Ilir Meta me para të pajustifikuara kur ishte kryetar i LSI-së, duke bërë që Kreu i Shtetit të përfshihet nga ankthi, pasi atij i duhet të përballet sërish me drejtësisë 12 vite pas mbylljes së video-skandalit me Dritan Priftin në Gjykatën e Lartë, aferë për të cilën prokuroria kërkoi dy vite burg për korrupsion.
Te pyetur qytetaret e Elbasanit ata shprehen per Egnatia News se ka ardhur koha qe drejtesia te shkoj ne vendin e saj. Ata ende kane besim tek drejtesia shqiptare, lidhur me Meten ata shprehen se eshte SPAK ai qe vendos, ndersa nga ana tjeter qytetaret Elbasanas shprehen se ky personazh qe sot PS e denoncon ka bashkpunuar, qytetaret shprehen se SPAK duhet te therras njekohesisht edhe Edi Ramen.
30 akuzat që pritet të fundosin Metën ku shumat monetare te vjedhura jane marramense , por nuk jane vetem para te vjedhura, akuza25 akuzon meten për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamiti në guroren e tij në malin e Dajtit dhe të 2 punëtorëve në guroren e tij, në malin e Skraparit. Ndersa akuza 26 Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke vrarë shtetasin Syl Luzha, në shtator 2000, gjatë mitingut elektoral të PD në Tropojë.