Ilir Meta edhe pse nga qelia, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit garonte në listën e hapur të PD-së, ku arriti të merrte vetëm 8 mijë vota në Qarkun e Tiranës.

I pyetur mbi rezultatin në zgjedhje të ish-bashkëshortit të saj, Monika Kryemadhi tha për gazetarët jashtë Kuvendit, se ajo nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi nuk ka qenë lidere e fushatës së tij.

“Të vetmen keqardhje që kam është që njerëzit ndihen më të varfër dhe të pakënaqur por kur vjen puna kutitë dalin në favor të qeverisë.

Nuk shoh përgjegjësi të madhe, s’kam qenë lidere e fushatës së tij, kam qenë një ndër personat që kërkon këtë votë.”, tha Kryemadhi.