Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë më pas lidhur me vendosjen e tritolit në makinën e prokurorit, Arjan Muça në Tiranë. Presidenti është shprehur se e dënon këtë akt criminal, ndërsa i bën thirrje institucioneve përkatëse që ti garantojë mbrojtje të posaçme Muçës dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.
Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça. Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij. Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët. Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, thotë Meta.
Lajmi i Fundit