Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e ish kryeministrit Sali Berisha.
Takimi mes tyre vjen dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë dhe pas deklaratave të ish kreut të qeverisë për nisjen e protestave në vend.“Opozita paralajmëroi shqiptarët se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Ftoj qytetarët të ngrihen kundër këtij regjimi”, deklaroi Berisha një ditë më parë teksa akuzoi PS-në se i manipuloi zgjedhjet në Rrogozhinë.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)