Presidenti Ilir Meta ka takuar sot sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, Asaf Hajiyev.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta theksoi se dimensioni parlamentar mbetet një element i rëndësishëm në nxitjen dhe mbështetjen e nismave rajonale politike, ekonomike.
“Kënaqësi të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), z.Asaf Hajiyev dhe ta përgëzoja për angazhimin e tij serioz në kuadër të kësaj organizate të rëndësishme rajonale.
Dimensioni parlamentar mbetet një element i rëndësishëm në nxitjen dhe mbështetjen e nismave rajonale politike, ekonomike, të sigurisë ndaj roli i vital i PABSEC-ut e bën bashkëpunimin rajonal funksionale dhe të dobishëm për qytetarët.”, shkruan Meta.