Presidenti Ilir Meta u ka drejtuar një mesazh të gjithë shtetasve shqiptarë sa i takon ndihmës për popullin ukrainas në këto momente të vështira. Meta e cilësoi situatën e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës si tepër kritike dhe kërkoi që shqiptarët të ndiqnin nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar për të mbledhur ndihma humanitare për popullin ukrainas që po lufton kundër pushtimit.

Në fund të mesazhit, presidenti theksoi edhe një herë, mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.

Mesazhi i plotë nga presidenti Ilir Meta:

Të dashur qytetarë,Për shkak të luftimeve të ashpra, situata humanitare në Ukrainë është tepër kritike.Me përulësi ju bëj thirrje të gjithëve të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas që po lufton heroikisht në çdo qytet, lagje e rrugë.Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë.

Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe popullit të saj.