Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me statusin e kryeministrit Rama për ditëlindjen e ish liderit Socialist, Fatos Nano.
Ja çfarë shkruan Murataj
Metamorfoza e një urimi nga anti-modeli!
Sot Fatos Nano ka ditëlindjen e urimi i Ramës në pamje të parë s’ka asgjë të jashtëzakoshme .
Por !
Fotoja shoqëruese flet shumë më tepër se një urim. Aty aty përmblidhet një rrugëtim plot cinizëm e helm i një lufte anti-model.
Rëndësi ka që pas cdo urimi populli të jetë i lumtur .
Kjo histori politiko-sociale na mëson se jo gjithmonë lufta mes një të forti e një të dobti përfundon ashtu siç pritet.
Ka raste që liberalizmi i të fortit i le hapsirë intrigës e pabesisë së të dobtit .
Ndaj ky urim është e një mësim.
Me këtë traditë të paqtë të urimit nga vrasësi i modelit Nano kam dhe unë një urim.
Uroj që në të ardhmen liberalizmi mos jetë dobësia e të fortëve në të kundërt metamorfoza do të vazhdojë.