Qytetarët e Norvegjisë kanë mbetur të habitur nga ngjarja që ndodhi në orën 1:00 ditën e diel, ku meteori ndriçoi për një kohë të shkurtër qiellin gjatë natës. Videot e regjistruara tregojnë ndriçimin e fuqishëm që pasohet nga ato që dëshmitarët i quajtën “zhurmat e mëdha”.
Policia vendase tha se në zyra u regjistrua një fluks telefonatash emergjente, por për fat të mirë nuk pati asnjë raportim për dëmtime të qytetarëve. Tashmë një grup ekspertësh kanë filluar kërkimet për të gjetur mbetje të meteoritëve, të cilët besohet të kenë rënë rreth 60 kilometra në perëndim të kryeqytetit Oslo.
Norwegian Meteor Network tregoi se lëmshi i zjarrtë ishte i dukshëm për të paktën 5 sekonda pasi u shfaq në orën 1 të natës. Ky meteor po biente në tokë me një shpejtësi prej 16.3 km/s. Me shumë mundësi ai u gjend në rripin e asteroidëve në sistemin tonë diellor gjatë udhëtimit midis Marsit dhe Jupiterit. Analistët besojnë se pesha e meteorit mund të ketë qenë 10 kilogram.
Astronomi norvegjez, Vegard Rekaatregoi për BBC se ai ishte në gjumë në atë moment dhe se u zgjua nga bashkëshortja e tij e cila e pa të gjithë ndodhinë. “U futa menjëherë në internet dhe gjeta këto pamje fantastike që shihen rrallëherë në Norvegji ose në çdo cep të botës.” tha ai.