
Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm në disa zona të vendit, me prezencë vranësirash dhe reshjesh shiu, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Sipas Hakil Osmanit nga MeteoAlb, kjo situatë pritet të vijojë deri në mesjavë, me përmirësim të ndjeshëm në fundjavë.
“Kjo javë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe do të kemi prezente reshjet e shiut. Sot reshjet mbeten të lokalizuara në pjesën jugore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë më të pakta. Dita e martë do vijojë nën mbizotërimin e motit të paqëndueshëm, me reshje shiu. Edhe mëngjesi i ditës së mërkurë do jetë me vranësira por do të shënojë një përmirësim.
Nga kjo javë e deri ditën e premte, parashikohet që temperaturat e ajrit të luhaten nga 24-27 gradë Celsius. Në fundjavë, ditën e shtunë do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë 22 gradë Celsius në vijën bregdetare ndërsa në zonat malore, jo më shumë se vlera 15 gradë celsius.
Kjo rënie e menjhëhershme krijon mundësi edhe për shfaqje të rebeshit dhe shiut. Ditën e diell do të kemi intervale të gjata me diell, si dhe rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të shënojnë 25 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.
