Amazon ka arritur të finalizojë blerjen e Metro Goldwyn Mayer për $8.45 miliardë. Qëllimi kryesor i Amazon është që të shfrytëzojë eksperiencën e komapnisë së argëtimit që ka krijuar filmat mjaft të njohur si James Bond, Rocky, The Addams Family, The Handsmaid’s Tale e shumë filma ikonikë të tjerë për të rritur librarinë ekzistuese të Prime Video Library.

Nënkryetari i Amazon Mike Hopkins tha në një deklaratë: “Ne i mirëpresim punonjësit, krijuesit dhe talentet e Metro Goldwyn Mayer në Prime Video dhe Amazon Studios, dhe mezi po presim që të nisim punën së bashku dhe të krijojmë akoma dhe më tepër vepra arti kualitative për klientët tanë.

Shtimi i koleksionit të madh të MGM, pa përmendur këtu mundësinë për krijimin e më tepër veprave origjinale, mund të ndihmojë shërbimin e transmetimit të Amazon të rrisë rivalitetin me Netflix, HBO Max dhe Disney+. Për momentin, personat e abonuar në Prime paguajnë $139 në vit për të aksesuar mbi 26,000 filma dhe 2,700 seriale, së bashku me avantazhe të tjera si 2 day shipping në çdo blerje të bërë në website.

Ky lajm vjen në një moment ku dhe gjigandët e tjerë mediatik po përpiqen të “shkundin mirë” industrinë e transmetimeve. Vitin e kaluar, AT&T tregoi se do të bashkonte WarnerMedia me Discovery, një lëvizje që përfshin shows të ndryshme nga HBO, CNN, Cartoon Network, HGTV, TLC, Food Network dhe më tepër.