Samanta Karavella po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, teksa pret të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmi për shtatzëninë e saj u bë publik pak kohë më parë, dhe tani këngëtarja ka zbuluar edhe gjininë e bebit, ku u mësua se do të sjellë në jetë një vajzë.

“E vogla është rrugës”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Më herët Samara ka folur mbi përjetimet e mëmësisë, ku ka treguar:about:blank

“Po jetoj një nga periudhat më magjike të jetës sime. Nuk ka fjalë që ta përshkruajnë ndjesinë e një jete të vogël që rritet brenda teje… Çdo goditje më kujton se dashuria më e pastër dhe më e vërtetë që kam ndjerë ndonjëherë po vjen. Zemra ime nuk është thjesht e plotë, por rreh ndryshe.

E di që jeta ime do të ndryshojë përgjithmonë, dhe jam gati për çdo sfidë

Fëmijët janë bekimi më i madh, dhe unë mezi pres ta mbaj në krahë, ta shoh, ta ndjej dhe ta dua pafundësisht, siç e dua tashmë pa e parë ende.”