Gjithashtu ju nuk do të keni nevojë të kontrolloni presionin e gomave në makinën tuaj, e cila ju kursen kohë dhe ju mbron gomën nga konsumimi i tepërt kur ecni me një gomë të shfryrë. Performanca e këtyre gomave është e njejtë me teknologjinë e vjetër, madje është përmirësuar në disa aspekte.
Michelin and GM to bring airless tyres to passenger cars
Ju mund të kontrolloni fortësinë e tyre kur ecni, kur frenoni, ktheheni dhe kur kaloni mbi pengesat në rrugë. Karakteristikat e kalimit mbi pengesat në rrugë mund të përdoren dhe për të eleminuar nevojën për sistemin e amortizatorëve.
Avantazhe të tjera të kësaj gome janë përfshirja e më pak materialeve dhe kërkimi i më pak energjie për t’u prodhuar, duke i bërë gomat më miqësore për mjedisin, por nuk duhet harruar avantazhi kryesor: ato kanë jetëgjatësi rreth 3 herë më të gjatë se gomat normale.
Michelin and GM to bring airless tyres to passenger cars
Nuk ka qenë e lehtë për të reklamuar këtë teknologji të gomave, janë dashur 16 vite për të krijuar këtë koncept në publikun e gjerë. General Motors do të fillojë ofrimin e tyre si një opsion në makinat që do të shiten nga viti 2024, sapo të merren aprovimet e duhura nga rregullatorët amerikanë.