
Michelle Obama ka reaguar ndaj spekulimeve për një divorc të mundshëm me ish-presidentin amerikan Barack Obama, duke i cilësuar ato të pabaza dhe të pavërteta.
Ish-Zonja e Parë i adresoi këto thashetheme gjatë një interviste në podcast-in “Work in Progress” të aktores Sophia Bush.
Duke folur për vendimin e saj për t’u tërhequr disi nga vëmendja publike, Michelle sqaroi se mungesa në disa aktivitete publike nuk ka të bëjë me probleme në martesë, por me zgjedhje personale. Kur them ‘jo’, shumica e njerëzve e kuptojnë. Dhe unë jam në rregull me këtë
– u shpreh ajo, duke shtuar se shumëkush nuk arrin të pranojë që një grua mund të vendosë për veten pa pasur një krizë pas saj.
Ajo që na sfidon si gra është ndjenja e fajit kur zhgënjejmë të tjerët
– theksoi Michelle, ndërsa qeshi me idenë se martesa e saj me Barack është në rrezik.
Njerëzit menjëherë mendojnë se po ndahem, sepse nuk më kanë parë për njëfarë kohe. Nuk mund të pranojnë që thjesht jam një grua e rritur që merr vendime për jetën e saj.
Michelle dhe Barack Obama vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashura dhe të qëndrueshme në politikën amerikane, dhe deklaratat e saj më të fundit synojnë të shuajnë çdo zë që pretendon të kundërtën.
