Microsoft nuk do të flasë rreth planeve të mëdha për Windows në Build 2021 këtë javë, pasi kompania po përgatitet për të bërë një prezantim të veçantë për të. CEO i Microsoft, Satya Nadella zbuloi sot në mëngjes se ai ka testuar gjeneratën e re të Windows prej disa muajsh.
Gjatë muajve të fundit Microsoft ka punuar për krijimin e një app store të ri për Windows, bashkë me disa ndryshime të konsiderueshme në sistemin operativ. Në atë që do të quhet Windows Store, developers do të lejohen të prezantojnë çdo aplikacion për Windows, duke përfshirë browserat si Chrome ose Firefox.
Microsoft konfirmoi gjatë javës së kaluar se OS Windows 10X, i cili u krijua fillimisht për pajisjet me 2 ekrane, nuk do të mbështetet më. Krijuesi i software tani do të sjellë gjërat më të mira të Windows 10X në versionin kryesor të Windows 10. Ne presim të shohim disa ndryshime rrënjësore në UI, të emërtuara me codename “Sun Valley”.
Punët e para të kryera deri më tani janë prezantimi i ikonave të reja, përmirësimet në File Explorer dhe fundin e ikonave të kohës së Windows 95. Microsoft po fokusohet në përmirësimin e funksioneve kryesore të Windows, në zgjidhjen për problemet e riorganizimit të aplikacioneve në disa monitorë dhe shtimin e Xbox Auto HDR.