ijëra banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në La Palma në Ishujt Kanarie ndërsa zjarrfikësit përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr. Flakët filluan të përhapen herët të shtunën dhe deri më tani kanë djegur një sipërfaqe prej 4,500 hektarësh dhe dhjetëra banesa.

Rreth 400 trupa nga agjenci të ndryshme të emergjencave ndodhen në terren duke shuar flakët. Zyrtarët thanë se mbi 4,200 vetë u evakuuan, shumë të tjerë po refuzonin të largohen.

Fernando Clavijo, kreu i qeverisë rajonale të Ishujve Kanarie, tha se banorët po bëjnë “rezistencë për të braktisur shtëpitë” dhe nënvizoi se parësore është shpëtimi i jetëve.

Zjarri filloi në zonën e El Pinar në komunën veriperëndimore Puntagorda, përpara se të përhapej në jug drejt qytetit të Tijarafe. Flakët u përhapën për shkak të shpejtësisë “së erës, kushteve klimatike si dhe valës së të nxehtit që ka goditur Europën”.

Të shtunën vonë, ai tha se përparimi i tij ishte ngadalësuar, por se ai mbeti jashtë kontrollit. Dy hidroavionë po përdoren për të shuar zjarrin.

Ushtria spanjolle ka dislokuar 150 zjarrfikës. Kryqi i Kuq ka ngritur gjithashtu një strukturë për të ndihmuar të evakuuarit.

Zjarri po përhapet ndërsa një valë i nxehti ka sjellë temperatura ekstreme në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Kjo gjendje pritet të vazhdojë edhe në javën e ardhshme.

Klan News