Fjalimet para Kryeministrisë kanë vijuar me tone të forta nga përfaqësuesit e rinisë. Erion Murataj, i pranishëm në protestë, ka elektrizuar turmën duke deklaruar se himni i kësaj kryengritjeje qytetare duhet të jetë dënimi i të dy liderëve kryesorë politikë të vendit, si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Murataj ka dhënë edhe një njoftim të rëndësishëm sa i përket zhvillimeve nga Uashingtoni, duke pretenduar se në Kongresin Amerikan ka nisur një lëvizje zyrtare për hetimin e qeverisë shqiptare.Himni ynë është Rama n’burg, Berisha n’burg! Të dashur motra e vëllezër, unë quhem Erion Murataj. Kam disa lajme për të dhënë. E para është se këta janë ndrydhur keq. E dyta është se një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës është sekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar!Ka shumë ditë që na kanë quajtur agjentë serbë, grekë, na kanë quajtur rusë, po pres të na quajnë afrikanë. Ky shesh sot, kur kanë kaluar më shumë se 1 muaj, përfaqëson lirinë dhe demokracinë. Dhe e dini pse? Sepse Rama në zyrë në kryeministri dhe Sali Berisha atje, janë për të vrarë demokracinë dhe lirinë, ndërsa ne jemi këtu që të rrojë Shqipëria!” – deklaroi Murataj para protestuesve.






