Pas disa raportimeve për gjendjen shëndetësore të përkeqësuar të ish-drejtorit të Kadastrës, vjen konfirmimi zyrtar, Artan Lame ka ndërruar jetë.
Lajmi u bë publik nga një mik i tij i ngushtë përmes një postimi prekës në Facebook, ku shpreh dhimbjen për humbjen e zotit Lame.
“Sot, para pak minutash u nda nga jeta një mik i rrallë, një shpirt i madh. Një njeri që jetoi me mendje të hapur dhe zemër të bardhë.
Publicist i përkushtuar, historian i pasionuar, koleksionist i kujtesës sonë. Por mbi të gjitha, një njeri i ndershëm, një mik i pazëvendësueshëm dhe një familjar i dashur.
Mirënjohje për gjithçka që ndave me ne Tan. Do të na mungosh pafund”, shkruan miku i tij.