Erion Murataj PSD

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë u zhvillua mes Laertit dhe Valbonës.

Dyshja, që deri më tani kishin luajtur si një lojtar i vetëm, u vunë përballë një zgjedhjeje të rëndësishme nga Vëllai i Madh. Ata u pyetën nëse dëshironin të vazhdonin lojën së bashku apo të ndaheshin, me pasojën që, nëse njëri prej tyre do të thoshte “po”, të dy do të shkonin në një televotim kokë më kokë.

Ky moment u diskutua edhe në Fun Club, ku një mik i Valbonës dërgoi një video-mesazh, duke shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Laertit.

Ai u shpreh: “Laert Vasili nuk ka pasur kurrë dashuri dhe ky term është shumë larg Laertit, por nuk ka pasur kurrë as simpati, as mirënjohje, as respekt, as vlerësim dhe nuk ka pasur fare asnjë lloj kimie me Valbonën, sepse e kundërta do të duhej të kishte ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme”.