
Milan ka fituar me përmbysje me rezultat 2-1 kundër Genoa të hënën në “Marassi” në kuadër të Javës së 35-të të Serie A.
Skuadra kuqezi është gjetur në vështirësi gjatë pjesës së parë, me Genoa që ka krijuar raste të mira për shënim. Portieri Mike Maignan ka qenë hero në disa momente kyçe, duke shpëtuar ekipin përballë Norton-Cuffy dhe duke evituar një autogol të mundshëm nga Pulisic, si dhe një goditje të rrezikshme nga Messias.
Në minutën e 28-të, Milani ka mbetur pa Fofana për shkak të një lëndimi në këmbën e majtë, me Leao që e ka zënë vendin e tij. Pas një ore lojë, Genoa ka kaluar në epërsi përmes brazilianit Vitinha, që ka realizuar me prekjen e parë pas një asistimi nga Martin (61’).
Reagimi i Milan ka qenë i menjëhershëm. Me ndihmën e zëvendësimeve të Conceicaos, konkretisht me futjen në lojë të Gimenez dhe Joao Felix, kuqezinjtë kanë përmbysur gjithçka në dy minuta.
Leao e ka barazuar në minutën e 76-të me një goditje që ka devijuar nga Norton-Cuffy, ndërsa një minutë më vonë autogoli i Frendrup e ka vulosur fitoren 2-1.
Me këtë trepikësh, Milani gjendet në vendin e nëntë në tabelë me 57 pikë, ndërsa tabela kryesohet nga Napoli me 77 pikë.
