“Djajtë” e Milan kanë arritur të ruajnë serinë e rezultateve pozitive në Champions League, me skuadrën “Kuqezi” që siguroi fitoren e katërt radhazi në elitën evropian, pasi kaluan në “San Siro” serbët e Crvena Zvezda me rezultatin e ngushtë 2-1.
Ndryshe nga parashikimet, rezultati tregon qartë se ky sukses nuk ishte i lehtë, ndërsa u vendos vetëm në minutat e fundit.
Pas shumë përpjekjesh, Milan gjeti epërsinë në limitet e pjesës së parë, me “yllin” portugez, Rafael Leao, që ndali topin në rrjetë për të ndezur festën e vendasve, por pas pushimit, qasja e skuadrës kuqezi ndryshoi krejtësisht, ndërsa sfida u bë sërish malore.
Serbët ishin më kërkues dhe në minutën e 67’-të barazuan shifrat me Radonjic. Reagimi i Milan ishte i vakët, ndërsa për të larguar “hijet e zhgënjimit” duhet të priste minutën e 87’-të, me anglezin Abraham që shënoi golin e dytë dhe të fitores për të zotët e shtëpisë, të cilët hodhën një tjetër hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën tjetër të Champions.
Megjithatë në dhomat e zhveshjes nuk kishte festë, teksa goxha i pakënaqur nga paraqitja e futbollistëve, trajneri Paulo Fonseca sulmoi publikisht skuadrën në konferencën pas ndeshjes, me portugezin që nuk u mundua aspak të ishte diplomat, kur tha se lojtarët nuk po impenjoheshin sa duhet të fushën e lojës.
Një situatë aspak e mirë për Milan, që ashtu siç nënvizon vetë trajneri i tyre ndryshon “fytyrën” në çdo ndeshje. /abcnews.al