Stefano Pioli, i intervistuar nga Milan TV, komentoi mbrëmjen e sotme dhe eliminimin nga Champions.

Për rrugën drejt Champions League: “Jemi rritur, e dinim se do të përballeshim me një grup të vështirë. Fakti që nuk arritëm të kualifikoheshim është shumë keq, nuk na mungon shumë deri sa te mberrijme te ai nivel, por ka ende një diference me këto skuadra shumë të forta. Ne duam të kthehemi në Evropë, duam të qëndrojmë atje vazhdimisht dhe duam të jemi edhe më konkurrues”.

Për zhgënjimin: “Është normale që të ketë zhgënjim, të gjithë donim të fitonim dhe ta mbanim të hapur diskursin europian, qoftë Champions League apo Europa League. Nesër djemtë do të pushojnë, nga e enjtja do të punojmë që të rritemi dhe të rikthehemi sërish në Champions League vitin e ardhshëm”.

Rruga: “Është e qartë se rrugëtimi ynë ka nisur dy vite më parë dhe po na çon në majë. Ne duhet të vazhdojmë të kemi atë përulësi që na lejon të mësojmë nga gabimet tona. Tani duhet të fokusohemi në kthimin e Milanit aty ku e meriton, ka shumë punë për të bërë, por jam i sigurt se lojtarët e mi do të gjejnë forcën për të vazhduar punën dhe për të bërë mirë.”

Seria A është jo aq stervitje per Champions League? “Për mendimin tim është stërvitje e mire. Nëse kemi luajtur një lojë të madhe në Madrid, nuk mund të thuhet se nuk ben Serie A. Sot luajtëm vetëm një ndeshje të mirë dhe në Champions League nuk mjafton një ndeshje e mirë për të fituar.

Shkuam ne kete grup për të konkurruar me kundërshtarë që janë prej vitesh në Champions League dhe gjithashtu e kane fituar si Liverpool.

Ne jemi ende një ekip shumë i ri në këtë kompeticion, duhet të ndjekim një rrugë që na ndihmon ta mbyllim këtë diference. Kundër skuadrave normale do të kisha dashur të shihja se si do të ishte, por kështu shkoi… Humbja e të gjitha ndeshjeve me një gol diferencë na bën të kuptojmë se diferenca nuk është aq e madhe, tani na takon neve të përpiqemi ta kompensojmë kete boshllek”.