Ende pa u rimëkëmbur nga uragani “Helene”, shteti i Floridës pritet të goditet nga një uragan tjetër. Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa zona të vendit pasi “Milton” do të përfshijë zonën perëndimore të këtij shteti.
Guvernatori Ron DeSantis kërkoi të tregohet kujdes dhe garantoi se po bëhet çdo gjë që është e mundur për të risjellë energjinë elektrike dhe për mbajtur rrugët të qarkullueshme .
Në ditët në vijim priten dhe shira të dendur dhe erëra të forta të cilat mund të shkaktojnë përmbytje duke rënduar më tej situatën. Qindra rrugë mbeten të mbyllura si pasojë e uraganit “Helene”, duke penguar operacionet për të dërguar ndihma për komunitetet e prekura nga katastrofa natyrore.
Uragani Helene i mori jetën 14 personave në Florida, shkaktoi përmbytje dhe ndërpreu energjinë elektrike për miliona shtëpi.
Klan News