Minatorët kanë mbajtur sot një protestë përpara dyerve të Ministrisë së Infrastruktursë dhe Energjisë. Ata kanë kërkuar miratimin e një statusi të veçantë.

Sot është Dita Ndërkobëtare e Minatorëve dhe kjo shtresë ka ngritur alarmin për kushtet në të cilat punojnë. Shumë prej kolegëve të tyre kanë ndërruar jetë në galeritë e minierave në vend, duke e paguar punën e rëndë me gjakun e tyre.

Në një moment ata kanë ndezur edhe qirinj për ata që kanë ndërruar jetë në krye të detyrës. Gjithashtu minatorët kanë kërkuar edhe një takim me përfaqësues të qeverisë dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.