Në një ngjarje tragjike në minierën e kromit në fshatin Katjel të Librazhdit, një punonjës 57-vjeçar, S.B., ka humbur jetën pasi një masiv minerali rrëshqiti mbi të gjatë punës.

Policia dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Në kuadër të hetimeve, është nisur procedim ndaj administratorit të minierës dhe disa punonjësve përgjegjës për sigurinë në punë.

“Librazhd/Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.