Erion Murataj PSD

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se homologu i tij ukrainas, Volodomyr Zelensky përballet me “probleme të mëdha, të mëdha” nëse tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve me SHBA.

Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja. Nëse ai e bën këtë, do të ketë disa probleme. Probleme të mëdha, shumë të mëdha. Ne bëmë një marrëveshje për tokat e rralla. Dhe tani ai po thotë, ‘epo ju e dini, unë dua të rinegocioj marrëveshjen‘”, tha Trump.

Duke folur gjatë rrugës nga Florida për në Uashington, ai shtoi “Zelensky dëshiron të jetë anëtar i NATO-s”.

Trump pranoi se “ka urrejtje të jashtëzakonshme” midis Zelenskyt dhe Putinit, një tregues i ri që negociatat mund të mos prodhojnë përfundimin e shpejtë që ai premtoi gjatë fushatës.

Vërejtjet e presidentit amerikan vijnë disa orë pasi ai kritikoi Vladimir Putinin për komentet që ai bëri për Zelenskyn.

Kujtojmë se javën e kaluar, dolën raporte se Trump po shtynte për më shumë në marrëveshjen e mineraleve.