Dy qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë do të mblidhen sot për firmosjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme mes dy vendeve. Ky takim vjen në vazhdën e atij të nëntorit 2021 që u organizua në Elbasan me ftesë të kryeministrit Rama.
Ndërkohë, sot në Prishtinë do të mbahet mbledhja e radhës, me ftesë të kryeministrit Kurti. Delegacioni shqiptar ka shkuar atje që dje, ndërsa sot janë nisur drejt vendit të takimit, me furgon. “Rrugës për në Prishtinë… Mbledhja e 8-të e dy qeverive”, shkruan ministrja Milva Ekonomi

