Kabineti qeveritar këtë të enjte ka zhvilluar mbledhjen e radhës për të miratuar vendimet në rendin e ditës.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes, ka realizuar një komunikimi me gazetarët ju ka bërë me dije se në zgjedhjet e 14 majit do të votojnë të gjithë votuesit, ndonëse u ka skaduar karta e identitetit.
Sipas Çuçit është vendosur që të gjitha mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale duke i mundësuar të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
Gjatë fjalës së tij, Çuçi u shpreh se: “Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skado me 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti I tyre I identitetit ka skaduar.”
Ndër të tjera, ministri i Brendshëm dha detaje dhe në lidhje me kalimin e kompanisë së prodhimit të mjeteve të identifikimit nga private te shteti, theksoi se ishte një proces i nevojshëm dhe menjëherë sapo ta marrin në administrim do vendosen dhe çmimet e reja.
“Kalimi nga privati tek shteti nuk ka lidhje me fare me çmimin, por është një marrëdhënie kontraktore me kompanisë që mbaro në fund të korrikut, dhe ne si qeveri unë si ministër i Brendshëm, do të përfundojmë kontratën dhe do e marrim administrimin e kompanisë. Pasi ta marrim në administrim çështja e çmimit do të vendoset pas atij momenti”, ka thënë Çuçi.