Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të vijnë edhe një numër prej 100 mijë vaksinave antiCOVID në Kosovë.
Gjatë konferencës për medie, Maas theksoi se është i vetëdijshëm që kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj theksoi se do të vazhdojnë t;i dalin në ndihmë Kosovës për të vaksinuar edhe pjesën tjetër të popullsisë.
“Kosova tashmë i ka pranuar 24 mijë nga 100 mijë vaksinat e planifikuara deri në maj nga COVAX. Në javën e ardhshme atyre do tu shtohen edhe 100 mijë vaksina të tjera. Ne e dimë që nuk mjafton, por ne llogarisim që vaksinat në javët e ardhshme do të shtohen nga kompanitë farmaceutike dhe kjo nuk do të jetë fjala e fundit. Ne do të ju mbështesim që të vaksinoni qytetarët dhe ta kaloni situatën me pandeminë në mënyrë të suksesshme”, tha Maas.