Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka deklaruar se do i përcjellë ditën e sotme Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, ministri Hoxha ka theksuar se Ministria e Brendshme do të publikojë sot renditjen e kandidatëve për Drejtorin e Policisë në faqen zyrtare.

Ervin HoxhaHapi garën për përcaktimin dhe përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky proces ishte shumë konkurrues në bazë të meritave dhe të integritetit, i monitoruar nga 2 misionet që asistojnë Policinë e Shtetit. Sot, Ministria e Brendshme do të publikojë renditjen në faqen e saj zyrtare dhe unë do i përcjell Kryeministrit, Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm.


KANDIDATËT

* Adriatik Tafçiu

* Altin Mena

* Ardian Çipa

* Gentjan Shehaj

* Idajet Faskaj

* Ilir Proda

* Lutfi Minxhozi

* Neritan Nallbati

* Pëllumb Seferi

* Rebani Jaupi

* Skënder Hita


/tvklan.al