Sot viziton Tiranën ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe misionit të përbashkët ndërkombëtar.

Në orën 9.30 Osmani pritet të takohet me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me të cilën pritet edhe një konferencë e përbashkët për media.

Një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare dhe politikës së jashtme të saj është mbështetja për bashkëkombësit.

Top Channel