Prioriteti ynë kryesor është çlirimi i rajoneve Donetsk dhe Lugansk, të cilat tani janë njohur nga Federata Ruse si shtete të pavarura. Qëllimi ynë është të largojmë ushtrinë dhe batalionet ukrainase nga këto rajone”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për transmetuesin francez Tfi.
I pyetur nëse Rusia ka ndërmend të aneksojë territoret e Donbasit, Lavrov u përgjigj:
Ky nuk është aneksim. Ky është një operacion ushtarak i kërkuar nga Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut.”
